PD i përgjigjet 85% të shqiptarëve, Basha: Do projektojmë ndryshimin...

Hënë, 01 July 2019 20:46

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas votimit të qytetarëve dhe numërimit të votave, në një deklaratë për median ka treguar se cila është sfida e Partisë Demokratike tani e tutje.

Duke iu referuar numrit të qytetarëve që votuan, që sipas tij ishte tejet i ulët, Basha u shpreh: "Qytetarë, qëndrimi juaj me 30 qershor ishte qëndrim i qartë për ndryshim. Kjo është sfida jonë. Ne PD dhe opozita e bashkuar duhet të përjetojmë dhe të sjellim ndyshimin që ju doni. Ndal krimit në politikë, ndal korrupsiont, ndal prapambetjes. Që nga mitingu i 16 shkurtit jemi bërë më shumë. Jemi bërë më shumë qytetarë. Rruga që ne ndërmorrëm ishte e duhura", tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dje më të bashkuar se kurrë jo drejt një bashkie politike por drejt vlerave të lirisë, dinjitetit, lirisë, hapët rrugën për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur çdo qytetari. Nga marrëzia e 30 qershorit kuptuam se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtet. Pamje të trishta të invalidëve të tërhequr zvarrë, të punonjësve të administratës, të të fortëve që kërcënonin me unififorma policie, janë pasqyra e tij.

85% e shqiptarëve refuzuan rregjimin e krimit, refuzuan Edi Ramën, 85% e tyre pranuan se duan ndryshimin , jo ndyshimin e thjeshtë politik por atë të vërtetë që nis me ndyshimin e sistemin me garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para. Ca për para krimi, Ca për para tenderash dhe koncesionesh, Ca për paratë e rrogës. Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh. Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave. Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken. Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin Kjo është tashmë sfida jonë. Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...