Kryemadhi: Aksioni i opozitës po vazhdon, kemi avancuar

Hënë, 01 July 2019 22:46

Kryetarja e LSI nuk dha një opsion se çfarë do të bëjë opozita nëse të zgjedhurit e 30 qershorit do të zënë zyrat. Në një intervistë për emisionin Opinion, Monika Kryemadhi tha se deri në 12 gusht ka shumë kohë përpara.

“Aksioni do të jetë hap pas hapi, këtë javë është konsultimi ynë me partitë aleate. Do vazhdojmë gjithë procesin që do vijë në mënyrë të njëpasnjëshme. Nuk është problemi aty, tek zënia e zyrave, ata nuk do të shkojnë në zyrë asnjëherë. E di sa gjëra do ndodhin deri ën 12 gusht”, tha Monika Kryemadhi.

Sipas saj në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime dhe ndaj opozita nuk ndërhyri. Kryemadhi tha se edhe OSBE/ OHDIR deklaroi qartë se në 30 qershor nuk kishte zgjedhje, por vetëm votime.

Sa i përket deklaratës së zëdhënëses së Komisionit Evropian, Kryemadhi tha: Zonja që ka bërë deklaratën nuk e ka shkruar vetë, ia kanë shkruar të tjerët. Zonja nuk e ka të qartë që faktikisht ka një ngërç shumë të madh në atë që thotë. Ajo thotë të shkojnë në zyrë, kush të shkojnë në zyrë. Po kush?

Në lidhje me reagimin e ambasadës Amerikane ajo tha se e mbështet atë. Sipas saj zgjedhje do të ketë në 13 tetor, pasi dekretin e Presidentit nuk e gjykon dot tjetër gjykatë, vetëm ajo Kushtetuese siç e mështet dhe OSBE/ OHDIR.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...