Veliaj: “Gara” mbaroi, tani ti përvishemi vjedhjes

Tuesday, 02 July 2019 10:46

Erjon Veliaj shpalli fitoren sikur ajo të ishte surprizë për shqiptarët. Entuziast  për këtë arritje edhe pse me më pak vota seç ka marrë në vitin 2015. Ai lajmëroi rifillimin e punës pas këtij rezultati dhe puna për Erion Veliajn e dimë se ka të bëjë me vjedhjen galopante.

Tani i pangopuri Erion Veliaj, është në kërkim të tenderave të rinj për të marrë llokmën e radhës. Pasi dështoi që të përfitonte 46 milionë euro me një tender të korruptuar dhe falsifikuar që nga SHBA, Veliaj nuk i ndahet Unazës së re. Me mandatin e tij të dytë, edhe pse 30 qershori është nul,  e ka të lehtë të vjedhë  edhe duke ngritur katër këmbë ure  duke ndryshuar projektin.

Veliaj ka përveshur mëngët për të grabitur edhe metra katrorë truall të Teatrit Kombëtar. Ai mendon se do ta arrijë këtë  dhe se disa hyrje, disa dyqane dhe garazhe do ti marrë nga ngritja e kullave shumëkatëshe në zemër të Tiranës.

Mëngët ky njeri i ka përveshur edhe për të marrë 5500 eurot për një pishë që do të mbjellë nga mbikalimi i Kamzës deri në atë të Kasharit.

Për Veliajn punë është edhe të pastrosh paratë e krimit të organizuar. Tirana po lulëzon nga investime në ndërtim edhe pse Bankat raportojnë se numri i kreditorëve apo tërheqja e parave nga bankat ka mbetur në të njëjtin nivel. Para se të përveshë mëngët, Veliaj duhet ti tregojë shqiptarëve dhe veçanërisht kryeqytetasve se çfarë janë këto para dhe pse ai firmos leje ndërtimi pa fund.

Edhe një gjë të fundit për këtë njeri, a po planifikon ndonjë tjetër kompani që punëson minoren fati i të cilëve do jetë si ai i Ardit Gjoklajt?

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...