'Me tepsi e timon në dorë shkatërroi vendin'/ Gjosha: Shqipëria nën sundimin e një të çmenduri'

Tuesday, 02 July 2019 19:25

“Shqipëria nën sundimin e një të çmenduri!”.

Kështu shkruan Klajda Gjosha, ish ministre e integrimit dhe ish deputete e LSI në një postim të sajin në Facebook.

 

Sipas saj, “çdo ditë që kalon bindem edhe më shumë se Shqipëria është nën sundimin e një njeriu të sëmurë, që pasi mori tepsinë dhe timonin, pasi shkatërroi ekonominë, pluralizmin politik, demokracinë, i mbylli gojën medias së lirë, kapi të gjitha pushtetet, tashmë e ka shitur Shqipërinë për interesa të errëta personale dhe kriminale!”

 

Gjosha në përfundim shton se, zgjidhja e krizës në vend kërkon maturi politike dhe vullnet të mirë për ndryshim.

Postimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Shqipëria nën sundimin e një të cmenduri!

Cdo ditë që kalon bindem edhe më shumë se Shqipëria është nën sundimin e një njeriu të sëmurë, që pasi mori tepsinë dhe timonin, pasi shkatërroi ekonominë, pluralizmin politik, demokracinë, i mbylli gojën medias së lirë, kapi të gjitha pushtetet, tashmë e ka shitur Shqipërinë për interesa të errëta personale dhe kriminale!

Shqipëria nuk ka më qeverisje por është e marrë peng nga një grup individësh të kthyer në një organizatë terroristësh, që si kamikaz hidhen në erë, në emër të marrëzisë, etjes për pushtet dhe kaosit shoqëror!

Qytetarët janë corientuar mes dilemës për të sakrifikuar jetët e tyre në Shqipëri apo për t’u larguar një herë e mirë nga cmenduria në të cilën Kryeministri dhe politika e tij e kanë futur vendin! Durimi ka arritur limitet dhe kjo u shpreh edhe në 30 Qershorin e errët, që do të gdhendet thellë në historinë e vendit tonë dhe që do të kujtohet si një ditë zie!

Shqipëria ka nevojë të zgjohet nga ankthi dhe frika që e ka shoqëruar në shumë vite, ka nevojë të zgjohet me politikanë që mund të marrin në dorë përgjegjësitë dhe fatet e një kombi të vuajtur dhe ka nevojë të clirohet nga mbytja që po i bëhet cdo ditë nga filxhani i zi i të cmendurit, që sundon sot mbi qytetarët!

Trekëndëshi i zgjidhjes së kësaj krize ulëritëse në të cilën ndodhet vendi do të ishte unitet mes qytetarëve, maturi politike dhe vullnet i mirë për ndryshim! Vetëm kështu mund të dalim nga kolapsi psikologjik, ekonomik dhe shoqëror që po përjetojmë në këto momente!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...