I arrestuari politik shfaqet me shenja dhune në gjyq/ Berisha paralajmëron Ramën dhe Lleshin

Tuesday, 02 July 2019 20:24

Gjykata e Dibrës dha masat e sigurisë për të arrestuarit për sulmin ndaj KZAZ 19 në Dibër.

Arif Kaloshi, një prej të arrestuarve u shfaq në Gjykatë me shenja dhune, që sipas tij i janë bërë gjatë arrestimit. 

Ai u shfaq pas kafazit të xhamtë me hematoma në duar e të nxira në syrin e djathtë, të pretenduara se i janë shkaktuar gjatë arrestimit nga Forcat RENEA. 

Lidhur me këtë akt të policisë reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ka edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Sandër Leshi: “Do përgjigjeni personalisht”.

“Heroi i votës së lirë Arif Kaloshi para narkogjyqit i i torturuar shtazërisht nga kriminelë me uniformë, të cilët e arrestuan në 3:00 të mëngjesit me 5 pjestarë të familjes Kaloshi. Edvin Kristaq Krimi dhe Vasal Kimiku do mbahen personalisht përgjegjës për aktin kafshëror. Rama ik! Fitore!”, shkruan ish kryeministri Berisha në reagimin e tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...