Ambasadori Soreca i prerë me politikën: Uluni urgjent në dialog!

E mërkurë, 03 July 2019 10:05

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike në Shqipëri të ulen urgjentisht në dialog.

“Qeveria dhe opozita të angazhohen urgjentisht në dialog. Është koha për të ecur përpara me Reformën në Drejtësi.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Twitter:

“Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore.

Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar të korrupsionit, përfshi shkeljet zgjedhore dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjeve ekzistues. Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale funksionin efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimatre mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze të krimit të organizuar.

Gjithashtu, duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartiake për reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare dhe liderët politikë duhet të përqëndrojnë përpjeket e tyre në këto objektiva, në kuadër të vendimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian në tetor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët bësojnë fuqimisht në të ardhmen evropiane të vendit të tyre.”

Modifikuar më E mërkurë, 03 July 2019 11:03

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...