Që ta mbledhë mendjen Sorecca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!

E mërkurë, 03 July 2019 10:48

Nga Ylli Manjani

Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria.

Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s'dinë të lexojnë.

Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.

Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm.

Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.

Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik.

Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjedhjesh parlamentare asgjë tjetër.

Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e "kopilë politikë"- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.

Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër.

Kjo Shqipëri nuk është gati t'i bashkngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë...

Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.

Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje eshe si popullo Serb, Maqedonas e Grek.

Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?!

Kjo është çështja!

Të tjerat janë pallavra.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...