Vëzhguesit e OSBE tepër të interesuar për votimin e 30 qershorit, dy orë takim me Ademin

E mërkurë, 03 July 2019 16:28

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka pasur një takim sot me vëzhgues të OSBE të procesit të 30 qershorit. Ademi ka vërejtuar se ka pasur një interesim të madh nga ana e tyre për gjithë çfarë ndodhi gjatë atij procesi.

Ademi tregon në Fb se pati "një takim me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR, që monitoruan “votimet” në Shkodër me 30 qershor. Informova zj. Katerina Duffkova dhe z. Christian Keilbach, duke i vënë në dispozicion fakte të shumta, materiale video dhe foto, dokumente shkresore që krijojnë një panoramë mjaft të qartë të asaj çfarë ka ndodhur para, gjatë dhe pas 30 qershorit në Shkodër.


Bashkëbiseduesit kanë qenë mjaft të interesuar për të mbledhur çdo gjë të faktuar dhe të mbështetur në dokumentacionin që iu vu në dispozicion.
Takimi me vëzhguesit afatgjatë të OSBE/ODIHR në Shkodër ka zgjatur më shumë se dy orë dhe në fund.

 

I falënderova për punën e kryer dhe realizimin e raportit paraprak të OSBE/ODIHR, i bërë publik nga ambasadorja Glover dhe raportin përfundimtar për “30 qershorin”, që do të krijojë një panoramë të qartë dhe të vertetë të të gjithë procesit."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...