Basha, mesazh nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA: Njerëzit kanë të drejtë të rrëzojnë një qeveri shkatërruese

E Enjte, 04 July 2019 10:01

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, duke marrë shkas nga 4 Korriku - Dita e Pavarësisë së SHBA, i ka dërguar një mesazh domethënës qytetarëve shqiptarë, nxjerrë nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA: “...Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes, kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve, është e drejta e njerëzve, ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë...”

Mesazhi i plotës i Lulzim Bashës në Fb:

"Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Shqipërinë!" përfundon kryetari i opozitës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...