Rama nuk do që të hetohet se si u shtuan votat në kuti, rrëzon kërkesën në KQZ për hetim administrativ

E Enjte, 04 July 2019 18:52

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka propozuar që të bëhet një hetim administrativ sa i përket mosrakordimit të shifrave të pjesëmarrjes që institucioni raportoi.

“Kërkova që KQZ të kishte hetim administrativ kryesisht. Për të mbështetur propozimin tim, do të nisem nga disa fakte që janë bërë publike dhe kanë krijuar problemin në fjalë.

Kemi deklaratën e orës 11:00 të KQZ ku thuhet pjesëmarrja në votime 12%

Ndërkohë këtu kam tabelat në faqen e KQZ, ora 11:00 kur deklarata thoshte 12%, në tabelën është 6.19 %, gati gjysmë për gjysmë

Kur unë këtu jam i paqartë mendo sa i paqartë është publiku. I kemi detyrim qytetarëve për transparencë në procesin zgjedhor”, tha Zguri.

Ai shtoi se kjo që po kërkon ndikon kryesisht në rritjen e transparencën dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor.

Por, anëtarët socialistë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë rrëzuar kërkesën e kreut të KQZ-së, Klement Zguri për hetim administrativ të zgjedhjeve.

Modifikuar më E Enjte, 04 July 2019 18:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...