Denoncimi/ Zbulohet fotoja e zyrtarit të lartë të Rilindjes, i bërë 'dru' me kokainë!

Premte, 05 July 2019 12:06

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto, dëshmi e një skandali në qarqet e larta, ku shfaqet kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Alfred Mullaraj, në gjendje të patëvetëdijshme. Nga një qytetar që e ka denoncuar me foto, vihet në dukje se Mullaraj sapo ka konsumuar kokainë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, për të qënë korrekt me komentuesit e shumë që kanë hedhur dyshime për vërtetësinë e kësaj fotografie, i është përgjigjur një komentuesi, Elsi Ballës, i cili e ka pyetur se ku e kishte foton akuzuese.

 “Përshëndetje Esli! – i drejtohet Berisha, komentuesve. - Miq, Elsi Balla, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e denoncimit të qytetarit dixhital dhe pyet ku e ke foton e statusit të hedhur dje me titull “Akuzon Kryetarin e Këshillit të Qarkut si narkokryetar!”

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! - fton Berisha dhe ofron edhe foton e mëposhtme bashkë me mesazhin e saj si dëshmi.

MESAZHI DENONCUES PËR MULLARAJN

Përshëndetje z. Berisha

Për të zhdukur çdo dyshim në vërtetësinë e denoncimit të qytetarit dixhital, po rivendos statusin dhe foton e narkokryetarit të Këshillit të qarkut të Durrësit.

Po ju dërgoj një foto të narkoshtetit.

Personazhi është Kryetari i Këshillit të Qarkut në Durrës Alfred Mullaraj.

Këtu është në një skaf me disa drejtorë të tjerë të lartë në Durrës dhe eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar në qytet pasi ka konsumuar kokainë.

Ky është shteti, që na ka drejtuar për 6 vjet dhe që do të realizojë zgjedhje më 30 qershor.

auto_65805580_1314478538713050_7225903882742792192_n1562320304.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...