Nga Ylli Dylgjeri
Po, po, e kam pirë që mu bëftë haram! Ka pire kafe me mua armikun, që Rama më zboi nga fillimisht nga partia e me pas nga Ministria.
Blendi ka pirë kafe me opozitarin, tradhtarin, gazetarin që na mori fytyren në media e portale!
Blendi ka zbutur luftën e klasave (në këtë kohë kjo quhet lufte e glasave). Pra, Blendi nuk ka pirë kafe vetem me Fahri Balliun armikun. Blendi e ka thelluar zullumin. Ky është jo vetëm kashillëk, por edhe revizionim i vijës së PS.
Blendi duhet t’i flasë vetëm Rilindasve që ka sot përreth. Të tjerët janë armiq. Kjo është luftë klasash. Kemi mësuar nga materializmi që ajo herë ulet e herë ngrihet. Po kujt ti thuash? Rames i rri gjithmone i rri ngritur…lufta!
Kjo eshte Rilindja sot.