Gjatë vizitës në Tropojë, Presidenti Ilir Meta vendosi një kurorë me lule në shtatoren e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
“Sa herë vij në Tropojë, nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari. Ky respekt i sotëm ishte i dyfishtë pasi nderimin e bëmë së bashku me mikun e madh të kombit shqiptar, Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Eliot Engel”,- shkruan në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta.