Nga Av.Naim Hasani
30 Qershori 2019 erdhi dhe iku, duke e lënë Shqipërinë dhe demokracinë e saj te brishte ne një gjendje shoku te thelle dhe ne dukje te pashprese. Demokracia sado e brishte ishe, u shua ne mes te nates. Votimet njëpartiake u mbyllen me një skene te denje për një diktature qe edhe vete ish- diktatori Hoxha po te ngrihej nga varri, do ta kishte shume zili. Një skene qe nuk ishte pare kurrë ne Shqipëri.
Shqiptaret refuzuan masivisht votimet moniste ku ne 31 nga 61bashkite e vendit kishte veten një kandidat nga partia Rilindase dhe ne pjesën tjetër kandidonin disa kullulla te teatrit te shëmtuar te marra enkas për një teatër te shëmtuar. Pjesëmarrja ne shifra konservative ishte 10% dhe ne shifra liberale ishte rreth 20%.
Partia shtet dhe pushtet ishte e vetme ne votime, e vetme ne regjistrime, e vetme ne numërime dhe e vetme ne rezultate. Një skene e denje pre një parti Koreano Veriore ose ZANUPF ne Zimbabwe. Risia e këtyre votimeve ishin se pari votimi i rreth 280,000 zgjedhësve pas mbylljes se orarit zyrtar te votimeve nga ora 19:00 deri 21:00, votues te shtuar me magji nga KQZ.
Se dyti ne te paktën 10 bashki, kandidatet moniste, morën ne mënyrë te dukshme me shume vota sesa ishin votues qe kishin votuar. Se treti, numri i jashtëzakonshëm e fletëve te votimit te shpallura te pavlefshme, ku spikasnin fletët e votimit me mbishkrimin “me detyruan” dhe mesazhe te tjera qe shprehnin qarte mesazhin refuzues ndaj një sistemi njepartiak qe po instalohet ne Shqipëri.
Shqipëria u turpërua ne arenën ndërkombëtare, 28 vjet pas rënies se regjimit diktatorial. Besimi i popullit shqiptar tek demokracia ra ne nivelet minimale. Thirrjes se partisë shtet te Rilindjes ju pergjigjen rreth 10% e popullatës ose me pak, te cilët ne një mënyrë apo një tjetër kane përfituar nga qeveria këto 6 vite ose qe janë detyruar pre bukën e gojës te votojnë dhe 5% e votuesve edhe pse morën pjese ne farsën elektorale, e refuzuan ne mënyrën me te qarte dhe demokratike duke i nxjerre votat e tyre te pavlefshme me një mozaik mesazhesh qe duhet te ishin një kambanë alarmi pre një shtet me sado pak parime te demokracisë dhe lirisë se shprehjes.
E gjithë bota e pa qarte ne moshën dixhitale ne te cilën jetojmë, numrin mospërfillës te pjesëmarrësve ne votimet moniste te Rilindjes. Megjithatë çunat qe nuk e “rruajnë” nuk deshën te ia dinin dhe i mbushen sa munden kutitë e votimit.
Pas gjithë këtij mesazhi jashtëzakonisht te forte refuzimi qe 85 – 90% e shqiptareve te ndershëm i dhanë votimeve moniste, ne mënyrën me ironike kryerilindasi doli ne konferencë dhe ju thatë shqiptareve se kjo ishte një fitore historike.
Aq shume ishte gëzuar ai saqë pre një moment u duk sikur kishte nevoje pre shërbim urgjent mjekësor. Pavarësisht paralajmërimit te tij te vazhdueshëm se opozita do bënte qametin, 30 Qershori ishte absolutisht i qete pavarësisht se votimet kishin vetme ngjyrën e diktaturës, me punëtore shteti te detyruar dhe njerëz me aftësi te kufizuara qe ju shtynin karrocat me force pre ti dërguar tek qendrat e votimit.
Konflikt vëllavrasës nuk pati dhe shqiptaret e ndershëm treguan një maturi dhe kulture te jashtëzakonshme, duke shmangur dhunën dhe duke refuzuar masivisht krimin elektoral te paligjshëm, ne kundërshtim flagrant me dekretin e Presidentit te Republikës dhe ne injorim te plote te kërkesave to pozitës.
Cilat janë mësimet qe duhet te nxjerrim nga kjo rrëshqitje zyrtare e Shqipërisë një sistem njepartiak me tendenca autoritare dhe diktatoriale:
1. Duhet te jemi te gëzuar qe këto votime, sado te pavlefshme dhe te kontestueshme qe janë, u zhvilluan ne një atmosferë te qete dhe nëpërmjet bojkotit masiv, u provua maturia politike e qytetareve shqiptare, duke refuzuar sistemin monist qe tashme është instaluar ne Shqipëri ne mënyrë automatike, ku Rilindja fitoi pa asnjë kundërshtar ne te gjithë vendin.
2. Këto votime janë një moment serioz reflektimi pre degradimin ne mase te shtetit dhe demokracisë shqiptare.
3. Votimet e 30 Qershorit 2019 duhet patjetër te jene një çështje thelbësore dhe tepër shqetësuese e te gjithë shqiptareve, pavarësisht bindjeve te tyre politike dhe ky akt I pashembullt i Rilindjes duhet ti bashkoje ata ne një kauze te vetme, atë te mbrojtjes se demokracisë dhe ndarjes njëherë e përgjithmonë nga çdo tendence totalitarizmi dhe neodiktature. Shqiptaret e kane vuajtur me shume se askush ne Europe sistemin monist, prandaj edhe duhet te bashkohen kundër çdo tentative pre rrëshqitje ne diktature.
4. Fale arrogancës se pashoqe te sistemit qe qeverise vendin, Shqipëria ka përfunduar pas kaq vitesh, pa një opozite ne çdo nivel te shtetit shqiptar, qe nga parlamenti dhe deri tek qeverisja lokale ku tanimë pushtetin e kontrollon plotësisht Rilindja, ndërsa opozitës i kane mbetur vetme protestat dhe aksionet jashtë institucioneve te uzurpuara na partia shtet.
5. Mungesa e opozitës është një problem fondamental dhe i pazëvendësueshëm. Te gjithë shqiptaret pa dallim duhet ta pranojnë se Shqipëria është një gjendje anormale sepse qeveria dhe opozita për gati 3 dekada nuk janë pare ne kurrë ne sy me njëra-tjetrën. Ne kushtet e nja shteti ligjor, opozita dhe qeveria janë përfaqësues te zgjedhur te popullit dhe qytetaret meritojnë me te mirët. Fatkeqësisht, sot opozita nuk ka asnjë hapësire për te operuar ne mënyrë demokratike dhe qeveria e ka uzurpuara plotësisht shtetin e votimeve moniste dhe kasetave “mos e rruaj”. Kjo është një tragjedi e vërtetë dhe shqiptaret meritojnë me te mirën dhe jo këtë katastrofe te demokracisë me mosfunksionim total te shtetit ligjor.
6. Gjuha e Kryeministrit te vendit para dhe pas votimeve moniste ka qene një gjuhe ndarëse, përvetësuese dhe plotësisht e padenje për një njeri qe pretendon te përfaqësojë gjithë shqiptaret, duke i ndare qytetaret e Shqipërisë ne “ne dhe “ata” dhe duke arrestuar e burgosur aktivistet e opozitës qe protestonin për te drejta demokratike te sanksionuara ne Kushtetutën e Shqipërisë dhe ne deklaratën universale për te drejtat e njeriut, siç janë liria e shprehjes dhe mendimit. Lidershipi akutal ka arritur me sukses edhe te ndaje Partine Socialiste dhe te mënjanojë çdo kundërshtar brenda partisë qe ju del përpara. Partia Socialiste ka shume gjasa te paguaje një fature qe do ta mbaje mbi shpine për shume vite qe do te vijnë.
7. Votimet e 30 Qershorit dhe bojkoti mbarëpopullor duhet te jene pika e kthesës historike ne politiken shqiptare, për tu ndare njëherë e mire nga krimi dhe kriminelet e veshur me pushtet qe shqyejnë çdo qelize te shtetit dhe shtetberjes.
8. Po ashtu 30 Qershori do te jete momenti i përgjegjësisë historike për Partine Demokratike dhe liderin e saj z. Lulzim Basha. Partia Demokratike duhet ta lexoje mire mesazhin bojkotues dhe refuzues te shqiptareve ne 30 Qershor dhe te ju paraqesë qytetareve te saj alternativen me te qarte dhe te detajuar te revolucionit historik dhe demokratik si kurrë me pare ne Shqipëri. Kjo do ti bashkonte te gjithë shqiptaret ne një qellim te vetme, atë te largimit te një sistemi tashme te refuzuar, nëpërmjet bojkotit popullor si referendumi me i mire për drejtimin qe shqiptaret e ndershëm duan te ndjekin për një Shqipëri me shprese, demokratike, Evropiane dhe gjithëpërfshirëse. Çdokush qe e ndien veten te tradhtuar dhe te poshtëruar nga regjimi aktual, Partia Demokratike duhet medoemos ti ngjalle si kurrë me pare, shpresën dhe besimin tek e ardhmja ndryshe. PD është dhe do te jete mishërimi i vetme i shpresës se shqiptareve te zhgënjyer nga politika konfliktuale dhe kriminale duke ju përcjellë një alternative te qarte dhe te besueshme politike, ekonomike ligjore dhe te një demokracie funksionale, ku askush nuk do te jete mbi ligjin dhe kushtetutën.
9. Partia Demokratike e Shqipërisë po reformohet, demokratizohet dhe forcohet, duke përqafuar edhe njëherë idealet demokratike dhe pluraliste te fillimit te viteve 90, duke qene një parti a vizionit dhe demokracisë se brendshme ne te gjitha nivelet, duke ju demonstruar shqiptareve se është e vetmja alternativë bindëse për modernizimin e shtetit shqiptar, për daljen me ne fund nga tranzicioni i gjate dhe anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Kjo arrihet duke zaptuar politika dhe reforma te thella ekonomike, ligjore, shoqërore dhe civile, për te ju rizgjuar shqiptareve shpresën se e ardhmja e tyre është Shqipëria dhe jo largimi nga trojet e tyre shekullore.
10. Ne kushtet ku ndodhet Shqipëria sot, Partia Demokratike dhe z. Lulzim Basha kane përgjegjësi kolosale dhe historike. Sytë e shqiptarëve sot nuk janë te drejtuar nga sistemi i kalbur dhe i infektuar deri ne palcë qe sundon vendin por tek ajo çfarë ne, Partia Demokratike, e lindur nga idealet e lirisë dhe mosnënshtrimit ndaj diktaturës përfaqësojmë, mbështetja dhe garancia qe ju ofrojmë shqiptareve për te ardhur ne qeveri për shtet e jo për pushtet.
11. Rilindja tashme është ne renie te lire dhe plotësisht e degraduar. Beteja e Partisë Demokratike është dhe duhet te jete përditë, duke filluar nga 8 Korriku e deri ne 13 Tetor 2019, për te bindur shqiptaret qe ne jemi gati për një Shqipëri ndryshe dhe se interesi i kombit dhe shoqërisë shqiptare është qellim madhor i ekzistencës sonë, edhe pse momentalisht jashtë sistemit politik te ozurpuar nga Rilindja.
12. Fryma e shpresës për liri dhe demokraci dhe përqafimi i kësaj fryme nga qytetaret shqiptare ne mënyrën me masive te mundshme, shënon fitoren e padiskutueshme te Partisë Demokratike dhe popullit shqiptar ndaj Rilindjes dhe rilindësve te kasetave te vjedhjes se vullnetit dhe votes se tyre te lire. Nuk ka asnjë regjim qe i mbijeton zemërimit mbarëpopullor dhe dëshirës për ndryshim dhe rivendosjen e demokracisë.
13. 30 Qershori 2019 ishte mësimi me i mire i kësaj, nëpërmjet bojkotit masive dhe demokratik dhe 13 Tetori 2019 do te jete mësimi me i mire i pjesëmarrjes masive te qytetareve për ti dhanë goditjen përfundimtare te shkuarës dhe për te projektuar te ardhmen demokratike te Shqipërisë. Partia Demokratike patjetër do ti prij këtij ndryshimi demokratik te papare ne historinë e Shqipërisë.
14. Tani e tutje Partia Demokratike duhet dhe do te këtë dialog te vetëm me shqiptaret e ndershëm, për ta dhe me ta, duke i përfshirë ne projektimin e politikave qe do ti bëjnë ata zot te fateve te kombit tone. Përballë kësaj kemi Rilindjen e degraduar qe do te qeverise me me pak se 10% te shqiptareve por me 100% te pushtetit imagjinar, ku kryeministri tashme sundon si monark.
15. Ky sistem tashme i dështuar, i përket te shkuarës dhe motivi i gjithë shqiptareve to ndershëm me Partine Demokratike duhet qe nga sot te jete bashkimi, pa dallim përkatësie politike, fetare, krahinore e nivelit social e ekonomik. Shqiptare kudo qe te jesh “ EJA DHE TI ” te realizojmë bashke me ne fund ëndërron tone shekullore për një Shqipëri te denje te familjes Europiane.
16. Shqipërinë duhet dhe do ta bëjnë Shqiptaret, ne bashkëpunim te plote me komunitetin ndërkombëtar, miqtë tanë ne Bashkimin Europian, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ne asnjë nga shtetet e mësipërme, demokracia dhe sundimi i ligjit nuk shiten, nuk blihen dhe as nuk anashkalohen ose negociohen.
17. Sistem njepartiak as nuk ka e as nuk do te këtë kurrë me ne Shqipëri. Çdo diplomat dashamires perëndimore, nuk mundet dhe nuk do te doje kurrë ti imponoje Shqipërisë atë qe nuk e do për vendin e tij. Nuk mundet te ecet me parimin “bej si them unë dhe mos bej çfarë bej unë”.
18. Europa është ne krizën e vet te besimit qe po përjeton si kontinent dhe shqiptaret janë një nga popujt me pro-Europes, edhe pse shume larg saj nga ana politike. Prandaj, dëshira e shqiptareve për te përqafuar parimet Europiane dhe për tu bere pjese e saj e ndihmon edhe kontinentin tone edhe ne krizën ne te cilën ndodhet Bashkimit Europian pas vendimit te Britanisë për tu larguar nga unioni pas 40 vjetësh.
19. Një sistem i inkriminuar dhe njepartiak është një dështim i demokracisë ne Shqipëri por unë jam konfident se Partia Demokratike do te lexoje me sukses referendumin refuzues te 30 Qershorit 2019 dhe do te veproje me integritet, pastërti dhe përgjegjësi historike, duke marre atributet e veta si partia e ndryshimit, e qytetareve dhe e shpresës se vetme për demokraci, liri dhe barazi, duke qene epiqendra e politikes shqiptare me vizionin e saj te përqafimit dhe zbatimit rigoroz te parimeve baze te demokracisë dhe shtetit ligjor dhe duke garantuar se ardhmja e saj ne pushtet kalon nëpërmjet qytetareve te lire dhe vullnetit te tyre qe do te shprehet masivisht me zgjedhje te lira, te ndershme dhe te paprekshme.
Duke qene ne pozitat e një përfaqësuesi politik i Partisë Demokratike ne diaspore por edhe si një përfaqësues i sistemit te drejtësisë ne demokracinë me te respektueshme ne bote, dua te siguroj se diaspora shqiptare do te vazhdoje te jete një force e paçmueshme, konstruktive dhe pozitive për modernizimin e politikes dhe shtetit te se drejtës ne Shqipëri dhe emrit te saj neper bote, si aksionere e drejtpërdrejte e fateve te kombit tone.
Partia Demokratike tani u përket vetëm qytetareve dhe ardhja ne pushte është emergjence kombëtare me projektin e bashkimit, prosperitetit politik, ekonomik dhe social dhe rivendosjen e shteti shqiptar ne shinat e demokracisë funksionale dhe një parlamenti, tempull I demokracisë.
Bashkohu thirrjes tone dhe ti, shqiptar i ndershëm qe do vendin tënd, qe a do Shqipërinë Europiane dhe qe kurrë nuk pajtohesh me instalimin e sistemit monist dhe rrëshqitjen drejt diktaturës se 10%-shit qe sundon sot me sistemin një partiak 90% te shqiptareve qe duan demokracinë, qe duan një jete me shprese dhe një alternative me te mire për veten, fëmijët e tyre dhe Shqipërinë tone te dashur, pavarësisht se ku ndodheni.
8 Korriku është moment i fillimit te madh te bërjes se shtetit shqiptar, si kurrë me pare ne historinë e tij, prandaj eja dhe ti, qe te gjithë bashke te kontribuojmë qe Partia Demokratike ti prije dëshirës, shpresës dhe vendosmërisë se te gjithë atyre qe refuzuan me përbuzje monizmin dhe diktaturën ne Shqipëri.
Behu edhe ti pjese e historisë modern te Shqipërisë Europiane.
FALEMINDERIT/Londër me 5 Korrik 2019,
Autori eshte kryetar i PD, dega Britani e Madhe