Më 30 qershor nuk shkuan vetëm besnikët e Ramës për të votuar, por edhe ata që kishin për ti dhënë një mesazh domethënës kryeministrit të parë monist në 29 vite demokraci.
Shumë prej tyre kanë vendosur ta shpallin votën e tyre të pavlefshme, ndërsa ka pasur të tjerë që në vend të kryqit në kuadrat i kanë lënë shenjat e tyre simbolike për të treguar impotencën e një kryeministri ndaj vullnetit të popullit për ta braktisur.
Kjo këtu është një fletë votimi në Vlorë, e cila është konsideruar e vlefshme, ku në vend të shenjës së kryqit, votuesi ka vendosur në krah të emrit të Dritan Lelit të Ramës një organ gjenital mashkullor.
Për çudi duke qenë se Ramës i duheshin sa më shumë vota, e ka parë të arsyeshme që ta quajë të vlefshme edhe këtë fletë votimi pacaka simbolit në kuti.