Zgjedhjet Fake, populli real

Saturday, 06 July 2019 09:11

Nuk ka dyshim që 30 Qershori i vitit 2019 do të ketë vendin e vet në historinë e Shqipërisë. Dhe ndoshta emërtimi “Zgjedhje Fake” do të ishte më i përshtatshmi për të karakterizuar procesin që sapo kaluam gjatë asaj dite.

Nga Monitor

Pati impenjimin maksimal nga qeveria për t’i mbushur mendjen vetes, partizanëve të saj dhe ca ndërkombëtarëve se në Shqipëri po organizohen zgjedhje. Pati edhe fushatë ku Kryeministri me tuta, por i shoqëruar me shumë bodyguard me kostum, i erdhi vërdallë vendit për të takuar popullin që, në mungesë të masivitetit, e ulën në karrige.

Njerëzve në karrige u flitej për një kundërshtar të paaftë, dembel dhe të squllët që nuk merrte pjesë në zgjedhje, që nuk i kishte begenisur dhe që praktikisht për mazhorancën ishte inekzistente. Por, nga ana tjetër, njerëzve të ulur në karrige, nuk iu tregua asgjë për rezultatet e munguara të qeverisjes, as për premtimet e pambajtura, e afërmendsh, as për vjedhjet me PPP me përmasa të papara dhe absolutisht fare për të ardhmen e pashpresë ku po drejtohen.

I gjithë ky prolog i 30 Qershorit u zhvillua nën ritmin trumbetues në ekranet e televizioneve kombëtare apo dhe lokale, me një zhurmë të madhe, qëllimisht për ta bërë këtë atmosferë të besueshme nga njëra anë, dhe për të minimizuar, e mundësisht për të shuar nga ana tjetër, zërat e atyre që ngriheshin për të anatemuar këto zgjedhje.

Situata zgjedhore e stisur u zhyt dhe më thellë në groteskun e vet kur dekreti real i Presidentit, i regjistruar e botuar në Fletoren Zyrtare për ndryshimin e datës së zgjedhjeve, u konsiderua “fake”, nga një KQZ që, në fakt është po aq fake, sepse e pamë që funksionon si celulë partie me direktiva nga lart. Më tej, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, asaj reale, për të vlerësuar vërtetësinë e dekretit, u gjet një parti fake, me një anëtar i cili është edhe kryetar, dhe një gjykatë fake si Apeli i Kolegjit Zgjedhor për t’i dhënë legjitimitet procesit.

Duke ecur çdo ditë nëpër këtë zullum hipokrizie, që në gjuhën angleze të ndërkombëtarëve quhet fake, mbërritëm të dielën e votimeve ku njerëzit thirreshin “për të zgjedhur” opsionin e vetëm në një listë ku kishte vetëm një emër dhe një parti. Fjala fake më pas kapi dimensionin e më të paimagjinueshmes kur komisionerët, ndonëse jo kudo, por që në fakt ishin me shumicë, nga i njëjti soj dhe nga e njëjta parti, e shndërruan jo vetëm procesin e votimit, por edhe numërimit në një proces fake.

E sigurisht, kjo atmosferë, nuk ka si të mos frymëzonte edhe mbushjen e kutive me vota fake për përmbushjen e objektivave të komandantit suprem, deri sa mbërritëm në fundin e këtij procesi fake me një rezultat fake

E megjithatë, në datën 30 Qershor 2019, kishte diçka më të madhe që nuk ishte fake: Populli.

Ai, me mungesën e madhe që shënoi pranë kutive të votimit, e tha me zë të lartë se nuk duhet të guxojë kush ta nëpërkëmbë.

U takon të gjithëve, por veçanërisht pushtetit e qeverisjes, që ta lexojnë me shumë kujdes mesazhin e fortë dhe real që shqiptarët u dhanë këtyre “Zgjedhjeve Fake”./Monitor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...