Kryemadhi: Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas

Saturday, 06 July 2019 13:19

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet se opozita është në këtë betejë për ti dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar të vendit.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi deklaron se në votimet e 30 qershorit, qytetarët shqiptarë refuzuan qeverisjen e inkriminuar të Edi Ramës. “Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet”,- shprehet kryetarja e LSI.

Kryemadhi i bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës më 8 korrik për të ndërtuar një vend europian.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook:

Jemi në këtë betejë jo vetëm për zgjidhjen e krizës së momentit, por për t’i dhënë fund kalvarit 30 vjeçar të tranzicionit.

Edi Rama e ka ngritur pushtetin mbi shkatërrimin e institucioneve dhe kapjen e tyre. Më 30 qershor Shqiptarët refuzuan autokracinë, pushtetin e krimit të organizuar, shtetin e grabitjes së taksave të shqiptarëve dhe votimet fake të partisë-shtet.

Shqiptarët meritojnë një qeveri që mban përgjegjësi para popullit, një sistem demokratik funksional që buron nga zgjedhjet e lira e të ndershme, një Atdhe ku të gjithë janë të barabartë para ligjit, me mundësi të barabarta për punësim, mirëqenie, shëndetësi, arsim dhe ku dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky është momenti për t’i dhënë Shqipërisë një shtet me institucione të forta dhe sistem që nuk çimenton kontrollin e individit mbi shtetin por garanton fuqinë e popullit mbi pushtetin.

Më 8 Korrik të gjithë bashkë për një Shqipëri Evropiane. Asnjë hap pas.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...