Asnjë kandidat i Ramës nuk ka marrë më shumë vota se kryebashkiakët e opozitës

Diel, 07 July 2019 08:59

Asnjë socialist që doli fitues në 30 qershor, nuk ka mundur të tejkalojë me vota kryebashkiakët aktualë opozitarë. ABC Neës ka krahasuar votat e 2015 me ato të 2017, ku vërehet se ata që zëvendësuan Dakon apo Sejdinin kanë marrë më pak vota, teksa nuk mungojnë 9 kryebashkiakë që rikonfirmohen dhe që pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kanë fituar më shumë vota se në mandatin e parë.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryebashkiakët opozitarë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në zyrë, duke mos njohur të zgjedhurit e rinj. Veç mosnjohjes së zgjedhjeve, demokratët thonë se fituesit socialistë kanë marrë vota shumë më pak se sa vetë kryebashkiakët opozitarë në vitin 2015. Por çfarë thonë shifrat?

Duke krahasuar të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vitit 2015 dhe 2019, rezulton se asnjë fitues socialist nuk ka arritur të marrë vota më shumë se sa kryebashkiakët në largim që kërkojnë t’u zënë zyrat.

Në Shkodër, Valdrin Pjetri ka marrë 22.213 vota më pak se sa Voltana Ademi. Edhe Mark Babani në Vaun e Dejës që pritet të zërë karrigen e Zef Hilës, ka marrë 3,530 vota më pak se sa paraardhësi.

Edhe në Tropojë kandidati i socialistëve Rexh Byberri ka marrë 2.274 vota më pak se kryebashkiaku aktual demokrat Besnik Dushaj. Edhe Safet Gjici në Kukës ka arritur rezultat më të dobët se demokrati Bashkim Shehu, plot 3.302 vota më pak.

8.503 vota më pak se Fran Frrokaj ka marrë edhe Pjerin Ndreu në Lezhë.  Ndonëse pa rival në garë, kandidati i socialistëve në Vorë, Agim Kajmaku, ka marrë 1 975 vota më pak se sa kryebashkiaku aktual demokrat Fiqiri Ismaili.

Diferencë të thellë ka edhe Rakip Suli me Xhelal Mziun në Kamëz. Demokrati e ka marrë zyrën me 14.227 vota më shumë sesa ka marrë kandidati socialist tani. Edhe kryebashkiakët e LSI-së janë në avantazh ndaj fituesve socialistë. Ervin Demo ka në berat 5.067 vota më pak se aktuali Petrit Sinaj, ndërsa në Skrapar kandidati socialist ka  2,203 vota më pak, shkruan ABC Neës.

Këto zgjedhje provuan që figurat e reja të socialistëve nuk ja dolën të sfidojnë me vota figurat historikë. Edhe pse fitues pa garues, Gledian Llatja në Elbasan ka 5.437 vota më pak se sa Sejdini mori në 2015.

Edhe në Durrës, Valbona Sako nuk ka arritur të afrohet me rezultatin e Vangjush Dakos në 2015. Ajo ka marrë 21.854 më pak. Edhe Dionis Ymerit në Dibër i mungojnë 5 612 vota në raport me kryebashkiakun aktual Muharrem Rama.

Në tre bashki të mëdha, emrat socialistë që rikandiduan, edhe pse janë fitues, kanë pësuar rënie votash krahasuar me 2015. I tillë është kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, i cili ka marrë  8,006 vota më pak. Në Korçë Sotiraq Filo ka një rënie me 4.519 vota, ndërsa në Vlorë Dritan Lelit i mungojnë 2.525 vota.

Por panorama nuk është e njëjtë në çdo bashki. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët dhe pasjes ose jo të rivalëve, në 9 bashki, socialistët kanë arritur të tejkalojnë veten, duke i rritur votat në krahasim më 2015.

Në Belsh Arif Tafani e nis mandatin e dytë me 1.132 vota, ndërsa Kastriot Gurra në Librazhd ka shtuar 793 vota. Rritjen më të lartë e kanë kryetarët e rikonfimuar të qarkut Fier, ndërsa bie në sy Gëzim Topçiu në Maliq, i cili edhe pse sapo fitoi mandatin e 6-të, i ka rritur votat  me 615 copë krahasuar me 2015.

Rritje me 259 vota ka shënuar edhe Tërmet Peçi me mandatin e tij të tretë në Tepelenë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...