Denoncimi i Oficerit: Ja si Olta Xhaçka po uzurpon Jalën si pronë private

Diel, 07 July 2019 20:07

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka po uzurpon Jalën si pronë private.

Kështu shprehet një oficer i Forcave të Armatosura, i cili ka zgjedhur ta bëjë publik denoncimin e tij në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha në facebook.

 
Sipas tij, me një plan të firmosur prej saj (hera e parë që një ministër mbrojtje merret dhe me këte punë), në kundërshtim të hapur me praktikën ligjore jo vetëm shqiptare, ka uzurpuar, me një grusht civilesh arrogantë të Ministrisë së Mbrojtjes rreth 50 % të kapaciteteve të rezidencës së Jalit.
 

“Denoncohet ndrikull Xhaçka, uzurpon Jalën si pronë private”, shkruan Berisha, ndërsa publikon më pas edhe mesazhin e oficerit dixhital.

“I nderuar Doktor Berisha

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ua kalon per nga abuzimet edhe eterve te saj "bllokmen".Ajo ka uzurpuar pothuajse totalisht rezidencen e pushimit te ushtarakeve ne Jali. 

Me nje plan te firmosur prej saj (hera e pare qe nje minister mbrojtje merret dhe me kete pune), ne kundershtim te hapur me praktiken ligjore jo vetem shqiptare, por pothuajse boterore, po ta studjosh, ka uzurpuar, me nje grusht civilesh arrogante te MM, rreth 50 % te kapaciteteve te rezidences se Jalit. Vetem per vete ajo ka marre ne dizpozicion rreth 30% te kapaciteteve. Po te vezhgoni gjate gjithe sezonit ne Jali, do te shikoni vetem civile, miq dhe te aferm te lidershipit civil te MM.

Ky veprim pervecse nje turp i madh, shkel hapur te drejtat e ushtarakut te sanksionuara ne Statusin e Ushtarakut dhe rregullore te posacme per kete qellim. Askush nuk e ngren zerin per kete padrejtesi, pasi kane frike se luajne me buken e femijeve, se kercenohen me "dizpozicionin e famshem" e me pas transferim apo largim. Gjeneralet medioker dhe servile nuk flasin se ua ka mbyllur gojen me nga "nje suite" te vene ne dizpozicion per ta dhe familjet e tyre, per gjithe sezonin, si sherbetore te vegjel qe jane, pa dinjitet dhe integritet kurse oficeret e tjere as qe mund te afrohen”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...