Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së opozitës mbrëmjen e sotme. “Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk’”, shkruan Basha në një postim në Facebook, ku poston edhe një videomesazh.
“Arrogancës dhe shpërfilljes iu përgjigjemi me refuzim. Padrejtësisë do ti përgjigjemi me qëndresë. Pamundësinë, varfërinë, papunësinë nuk do t’ia lëmë trashëgim fëmijëve. Ne jemi më të fortë se e keqa. Ne duam një të ardhshme me mundësi për të gjithë. Bashkë për të ardhshme, bashkë për Shqipërinë”, thuhet në videomesazh.
Opozita zhvillon sot protestën e 10 kombëtare që prej muajit shkurt. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë dhe krijimin e një qeveria tranzitore për të siguruar zgjedhje të lira e ndershme.
Kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha e ka etiketuar si “përdhunuesin serial të zgjedhjeve”.