ARGUMENTAT/ Meta: Pse nuk qëndron paralelizmi mes Kolegjit Zgjedhor Amerikan dhe atij shqiptar

Hënë, 08 July 2019 11:28

Presidenti i Republikës, Ilir Meta sqaroi sot edhe njëherë të gjithë situatën ligjore aktuale post 30 qershor. Meta sqaroi se data e vetme e zgjedheve vendore është 13 tetori 2019.

Sipas Kreut të Shtetit, çdo veprimtari zgjedhore e zhvilluar nga KQZ deri tani është e paligjshme dhe anti-kushtetuese. Gjithashtu Meta i cilëson të pavend paralelizmat mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar dhe Kolegjit Zgjedhor Amerikan, pasi sipas tij në SHBA, Presidenti është subjekt zgjedhor konkurrent dhe në këtë mënyrë ai mund të ankohet në lidhje me çështjet zgjedhore. Ndërsa në Shqipëri, Presidenti është autoriteti i vetëm kushtetues që cakton datën e zgjedhjeve dhe Kolegji nuk mund të shqyrtojë pretendimet e Kreut të Shtetit dhe as dekret e nxjerra prej tij.

PJESË NGA SQARIMI I BËRË SOT NGA PRESIDENTI META LIDHUR ME SITUATËN AKTUALE POST 30 QERSHORIT

Po kështu lidhur me krahasimin e pavend që bëhet mes Kolegjit Zgjedhor Shqiptar me Kolegjin Zgjedhor Amerikan është tërësisht i qëllimshëm për të krijuar konfuzion ligjor, për të minuar sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për të çoroditur opinionin ndërkombëtar.

Në sistemin amerikan kandidati për President apo vet Presidenti kur ai rikandidon, është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra konsiderohet një subjekt zgjedhor garues.

Në këtë mënyrë ai mund të ngrejë pretendime përpara Kolegjit Zgjedhor për rezultatet e zgjedhjeve/votimeve të zhvilluara, apo për çështjet e tjera zgjedhore (procedurale dhe materiale).

Ndërkohë, sipas sistemit tonë Presidenti i Republikës nuk është subjekt konkurrent në zgjedhje, pra nuk është subjekt zgjedhor.

Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës është autoriteti i vetëm kushtetues që ka kompetencë kushtetuese për të vendosur datën e zgjedhjeve që zhvillohen për Kuvendin, Pushtetin vendor dhe Referendumet. (neni 92/gj i Kushtetutës). Kjo kompetencë e Presidentit është e parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor.

Po kështu ka një dallim të madh edhe për sa i takon përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të dy Kolegjeve Zgjedhore, atij amerikan dhe atij shqiptar.

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga 8 (tetë) gjyqtarë të përzgjedhur me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe që funksionon pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.

Kolegji Zgjedhor në Shqipëri përbëhet nga gjyqtarë dhe nuk ka për kompetencë të shqyrtojë as pretendimet e Presidentit të Republikës dhe as Dekretet e nxjerra prej tij.

Në këtë mënyrë, krahasimi që u bëhet dy Kolegjeve Zgjedhore (amerikan dhe shqiptar) nuk qëndron dhe është tërësisht i gabuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...