Një video që satirizon Gramoz ruçin, Kryetarin e Kuvendit, është bërë publike sot edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka ftuar ndjekësit e tij thjesht ta dëgjojnë, me këtë sqarim: "Flet vetë ...!"
Ngop: Votuat zoti Mimoz?
Ruçi: Që dje!
Ngop: Ua! Po zgjedhjet janë sot!
Ruçi: Po sot janë për juve, çupë, jo për mua!
Ngop: Po për çfarë keni ardhur sot përsëri këtu?!
Ruçi: Prapë së prapthi, sot erdha këtu, të votoja, për ca miqtë e mi!
Ngop: Ou!
Ruçi: ...që e kishin të pamundur të vinin të votonin, me thënë të drejtën. Por, erdha unë për ta.
Ngop: Po kjo nuk lejohet, zoti Mimoz!
Ruçi: Çupë, nuk lejohet për ju, jo për mua!
Ngop: Po pse nuk vijnë vetë?!
Ruçi: Po si të vijnë vetë, moj?! E kanë të pamundur, po të them.
Ngop: Po të çohen, mo, të vijnë!
Ruçi: Të çohet Enveri të vijë të votojë, thua ti?! Apo Mehmet Shehu?! Po ç’çohet dot!
Ngop: Ahaaa!