Si gjithmonë edhe sot, demokratët beratas i bashkohen protestës së madhe të opozitës së bashkuar në Tiranë.
Rreth 1 200 protestues nga opozita e Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së dhjetë të opozitës, që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.
Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjete private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qëndror i qytetit.
Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se nga selia e Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës 4 autobusë dhe automjete të vogla, ndërkohë që 2 autobusë të tjerë me mbështetës të PD-së janë nisur nga fshatrat Lapardha dhe Velabisht.
Kryetari i degës së PD-së Berat,Gazmend Azizi,ka deklaruar se,nga selia e Partisë Demokratike u nisën drejt protestës së dhjetë të opozitës rreth 900 protestues,ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 300 protestuesish të nisur me automjete private drejt protestës së madhe të opozitës së bashkuar.
Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 16:00 të ditës së sotme 4 autobusë dhe rreth 60 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 30 automjete të vogla me protestues. Sipas kryetarit të PD-së Berat, Gazmend Azizi, protestat e opozitës shpalosin revoltën e popullit ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës.