ë orën 20:00, opozita ka thirrur qytetarët të bashkohen në protestë, ku kryefjala kryesore do të jetë largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike.
Tubimi opozitar do të jetë i njëjtë me 9 tubimet masive të organizuara në 5 muajt e fundit, ndërsa burimet nga stafi organizativ i thanë Televizionit Ora se porosi kryesore e Bashës për strukturat krahas masivitetit, është shmangia e incidenteve apo konfrontimeve me policinë.
Kjo protestë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se qyterët mblidhen para kryeminstrisë për të kërkuar largimin e Ramës, në një kohë kur ky i fundit tashmë ka marrë edhe 100 përqind të pushtetit vendor pas zgjedhje të zhvilluara pa opozitën.
Ora 16:33 – Përkrahësit vlonjatë të opozitës janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar tubimit në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nisja e tyre bëhet nga 3 pika të Vlores, ndërsa në total janë nisur 6 autobuza, me rreth 1000 protestues.