Debati Ulsi-Fino, arroganca e Rilindjes mbi PS

Tuesday, 09 July 2019 14:28

Një pyetje e deputetit Bashkim Fino drejtuar Avokatit të Shtetit ka futur në sherr këtë  zotin Fino me Avokatin Artur Meta por dhe me kreun e Komisionit të Ligjeve. Kjo për faktin se në përgjigje të tij, Metani iu drejtua Finos duke i thënë: “E quajtur zoti deputet”. Por kjo ka nevrikosur Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”. “Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj që siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino. Ndërkohë që Avokati i Shtetit, Artur Meta ka thënë se: “Me mirë. Nuk është dhe objekt i raportimit tek e fundit”. Ndërkohë që sherri ka vijuar mes FInos dhe Ulsi Manjës. “Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”. 

Ky është kulmi i arrogancës së zyrtarëve por dhe të zgjedhurve të Rilindjes. Një zyrtar administrate është tejet arrogant ndaj një deputeti, ish-kryebashkaiku dhe ish-kryeministri në kohë krize i cili edhe pse i majtë ka histori në partinë ku bën pjesë e cila quhet Partia Socialiste.
Mirëpo, siç duket kjo sjellje e tij, madje e frymëzuar nga Manja dhe të tjerë drejtuar të Rilindjes me kreun e bandës së kësaj organizate Edi Ramës është kthyer në vijë sjellje për të emëruarit në administratë, poste kyçe si dhe të zgjedhurit në Parlament në fakt me mbështetjen e krimit siç tashëm është krejt e faktuar në përgjimet e dy dosjeve të famshme 184 dhe 339.
Në fakt kjo sjellje e këtij grupi të organizuar kriminal me emrin Rilindje nuk është e sotme. Ajo ka qenë e tillë që me ardhjen në pushtet të PS ku figurat e saj kryesore i përjashtuan nga partia, të tjerë i nxorën në një cep të fushës politike e të tjerë që janë shumë pak ndihen të trysnuar për të mos shprehur hapur as atë që mendojnë. Pak kush guxon të flas hapur qoftë mbrojë dhe vetën. Rasti i përplasjes së Finos me Manjën flet për një rast krejt të izoluar, ku ish kryeministri në respekt të vetes reagoi ndaj komunikimit aspak etikë të Avokatit të Shtetit, por që çuditërisht në vend të mbrojtjes mori një tjetër sulm nga kolegu i grupit Parlamentar, deputeti dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja i cili në vend se ti tërhiqte vëmendjen Avokatit të Shtetit pas kërkesës së z.Fino i është përgjigjur keq; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”.
Siç e theksuam dhe më lart një sjellje e tillë zyrtarësh dhe të zgjedhurish mbi ish drejtuesit dhe të zgjedhurit e PS ndër vite nuk është hera e parë. Kemi dhe rastin e Luneda Sufalit në Komisionin e Ligjeve që drejtohej nga Xhahaj. Të gjithë e mbajmë mend me debatin e ashpër në Komisionin e Ligjeve dy vite më parë mes saj dhe kreut të komisionit Fatmir Xhafaj. Në atë kohë Sufali mbante postin e drejtoreshës së Lojërave të Fatit.
Debat dhe replika në limitet e etikës patën shoqëruar mbledhjen e komisionit më të rëndësishëm të institucionit të Kuvendit. Luneda Sufali, ka injoruar deputetët e Kuvendit duke thënë se ishin lojtarë kumari.  Luneda Sufali pas zgjedhjeve të 2017, do të behej drejtoresha e re e Shërbimit Social Shtetëror që nga dita e sotme. Pra siç shihet kjo vijë sjellje nuk është rast i izoluar, por është orientin i një organizate me emrin Rilindje që ka uzurpuar PS dhe nën urdhrat e kreut të bandës së kësaj organizate me detyrën kryeministër, flasin jo vetëm me mungesë respekti, por dhe arrogancë të pashoqe ndaj zyrtarëve dhe të zgjedhurve të PS, të cilët janë pjesë e historisë së saj.

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 19:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...