Bardh Spahia nesër në Apel, solidarizohen dhe kolegët kirurgë italianë (Foto)

E mërkurë, 10 July 2019 17:37

Ndërsa ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, pritet të dalë nesër para gjykatës së Apelit në Shkodër për shqyrtimin e masës së sigurisë, kolegë të tij kanë shprehur solidaritet me të. Këtë herë janë mjekë italianë të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale kanë publikuar foton ku shkruajnë “Bardh, jemi me ty”.

“Mirenjohje e thelle per koleget e mi kirurge te Ospedale Maggiore di Crema, Itali. Grazie mille ragazzi. A presto”shkruan ish-deputeti Spahia, ndërsa shpërndan foton për ndjekësit e tij në facebook. Kujtojmë se krahas politikan, Bardh Spahia është gjithashtu edhe mjek kirurg.

Ish-deputeti u arrestua për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-të e Shkodrës, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”. Vetë Spahia e ka konsideruar arrestimin e tij me prapaskenë politike, ndërsa gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak.

66648980_2340135076313879_6707282746344996864_n.jpg

Modifikuar më E Enjte, 11 July 2019 09:52

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...