‘Përgjimi i Zaevit nxorri të vërtetën për Kosovën/ Gjosha: ‘Samiti i Berlinit të parandalojë ‘Kutinë e Pandorës’ në Ballkan’

E mërkurë, 10 July 2019 18:58

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duke komentuar përgjimin e kryeministrit Zaev që zbulonte projektin për ndarjen e Kosovës, ku i përfshirë është edhe kryeministrui Rama, shkruan se; ‘Samiti i Berlinit duhet në mënyrë urgjente të pasojë me hapat e rradhës për të parandaluar këtë skenar që mund të na cojë drejt hapjes së “Kutisë së Pandorës”!

“Përgjimet e Kryeministrit Zaev me Komedianët nxorrën në pah disa të vërteta të trishta që ndoshta të gjithë i dinim, diku i dëgjonim nën zë, por që ishte e vështirë të mbaje një qëndrim duke drejtuar gishtin mes personazheve të njohur të shpalosjes së idesë të shkëmbimit të kufijve të Kosovës, por edhe projekteve të tjera të rrezikshme si Serbia e Madhe!

Politika e Jashtme e Ballkanit Perëndimor duket se po devijon qartë nga perspektiva e përbashkët europiane dhe ky është rreziku më i madh që i kanoset qytetarëve të rajonit tonë por edhe vetë Bashkimit Europian. Aventurierët politikë që i shërbejnë sot interesave të ngushta personale, kanë harruar t’i shërbejnë me transparencë dhe përgjegjësi popujve të tyre! Ndoshta këtu kryeministri i vendit tonë do të thyente edhe rekordin!

Ballkani kërkon njerëz vizionar që në shekullin ku ne jetojmë të mos mendojnë për ndarje apo rishpërndarje kufijsh por mbi çdo gjë tjetër për gjetjen e vlerave të përbashkëta, bashkëpunimin ekonomik pa pengesa dhe respektimin e të drejtave të njeriut në cilindo vend ku ata jetojnë.

Ballkani i izoluar në vetvete dhe me lidera që mendojnë të ruajnë vetëm pushtetin dhe status quo-n e tyre, duke shkelur çdo prioritet kombëtar e rajonal, mund të kthehet shumë shpejt në një rajon që vë në rrezik stabilitetin dhe sigurinë europine!

Samiti i Berlinit duhet në mënyrë urgjente të pasojë me hapat e rradhës për të parandaluar këtë skenar që mund të na cojë drejt hapjes së “Kutisë së Pandorës”!’, shkruan Gjosha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...