Manjani: E keqja nuk vjen nga dëshira për pasuri, por qeverisja e keqe

E mërkurë, 10 July 2019 20:06

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në facebook shkruan se është kundra teorisë se "dëshira për pasuri e disa njerëzve të pasur, po e merr në qafë vendin".

“Nuk bie dakort aspak me teorinë që "dëshira për pasuri e disa njerëzve të pasur, po e merr në qafë vendin".

As me opozitën politike nuk bie dakort sa herë që e artikulon këtë tezë, herë kundër të pasurve e herë kundër atyre që i quan "oligarkë".

Shoqërisë dhe shtetit nuk i vjen asnjë e keqe nga dëshira për pasuri të disa njerëzve të pasur”.

Sipas Manjanit e keqja nuk vjen nga pasuria, por qeverisja e keqe që i ndan keq pasuritë publike dhe ndërhyn edhe tek pasuria private.

“E keqja vjen gjithmonë nga qeverisja e keqe që i ndan keq pasuritë publike dhe ndërhyn edhe tek pasuria private.

Kjo llogjikë vlen edhe në rastin kur qeveria daravit dëshira të caktuara individësh për pasuri. Prap fajin nuk e ka dëshira, por qeveria që nuk bën detyrën në mënyrë të drejtë e të barabartë.

Ndaj qeveria që vjen duhet të vendosë drejtësi e barazi, por jo duke marrë hak ndaj të pasurve.

Po mundi, të vendosë para ligjit qeverinë që ikën...

Për mua kjo llogjikë mbetet në themelet e shoqërisë demokratike”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...