Fuga: Kriza institucionale në Shqipëri, më e rënda që nga luftërat ballkanike

E Enjte, 11 July 2019 10:04

Akademiku Artan Fuga thotë se kriza që po kalon Shqipëria është një nga krizat më të rënda institucionale.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, profesor Fuga u shpreh se një krizë e tillë institucionale mund të ketë pasur vetëm në kohën e luftërave ballkanike.

Sipas tij, institucionet janë vënë në dyshim prej njëra-tjetrës

Artan Fuga: Unë e shikoj si një krizë politike, që u shoqërua me një krizë porceduriale lidhur me procesin zgjedhor, e cila ka çuar në një krizë institucionale ku ne kemi probleme me institucionin e Presidentit, të cilin institucioni i Kuvendit nuk e njeh. Me institucionin e Kuvendit, sepse një pjesë e deputetëve nuk dihet a janë të ligjshëm apo jo.

Kemi probleme me zgjedhjet dhe me KQZ. Kemi probleme se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe kushdo merret me interpretime që nuk i takojnë. Pra kemi një krizë të madhe institucionale.

Kemi një pushtet lokal, i cili ka dalë nga disa zgjedhje që jo vetëm janë me probleme, por edhe janë të administruara nga një kod zgjedhor, që pa pjesëmarrjen e të tërë partive do apo nuk do ndokush është jo adekuat. Pra kemi një krizë institucionale në disa rrafshe, që për mua është e barabartë me krizë të shtetit. Është një nga krizat më të rënda që kalon shtetit shqiptar në një shekull e më tutje.

Një nga krizat më të rënda. Ndoshta në kohën e luftërave ballkanike ka pasur këtë krizë institucionale. As në kohën e diktaturës, ti lëmë natyrën e institucioneve, një të tillë paqëndrueshmëri, ku në mënyrë sistemike, strukturore mbi bazën e legjitimitetit institucional, të gjitha institucionet janë vënë në dyshim prej njëra-tjetrës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...