Shkarkimi i Metës/ Vasili: Bastarditet politik, do konfirmohet deri në fund se këta janë idiotë

Premte, 12 July 2019 18:05

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në News 24, teksa u pyet për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta, është shprehur se, kreu i shtetit Meta nuk ka bërë asnjë shkelje, ndërsa shtoi se deputetët në maxhorancë janë idiotë politikë.

“Kam dëgjuar idiotë politikë që thonë se opozita pse nuk ankohet në Gjykatë Kushtetuese. Ne ishim dakord me vendimin e presidentit, nuk kemi pse ankohemi. Për çfarë do ankohej? Është dakord opozita me vendimin e presidentit. Do ngrihet Komisioni Hetimor. Do të hetojë se presidenti ka shtyrë zgjedhjet. Ky është vendim rutinë. Shtyrjet e para në Shqipëri i ka bërë Ramiz Alia. Të dytin precedent e ka Alfred Moisiu. Këta idiotë në pushtet janë aty nga zgjedhje të shtyra. Ata duhet të mbaheshin më 7 maj dhe u mbajtën në qershor. Nishani shtyu zgjedhjet. Të gjitha rastet kanë shtyrë konfliktin e mundshëm civil. Ilir Meta shmangu konflikt civil. Ai veproi si presidentë të tjerë.

 

Nuk do të shkarkohet. Do konfirmohet deri në fund se këta janë idiotë. Po çfarë ka bërë Ilir Meta? Asgjë. Ka përdorur precedentin e përdorur që nga 1991. Çdo bëjnë, do varrosin të gjithë presidentët? Nuk kanë çfarë të bëjnë. Kanë lindur nga zgjedhje të shtyra dhe duhet të marrin në shqyrtim zgjedhje të shtyra. Nuk mund të vazhdohet me këtë bastarditet politik. Nuk kanë çfarë të shkarkojnë, pasi nuk ka shkelje”, u shpreh Vasili.

 

Nënkryetari i LSI shtoi më tej se, mesazhi i presidentit Meta ka qenë i qartë dhe parimor, ‘Shqipëria është mbi gjithçka’.

“Mesazhi i Metës ka qenë i qartë. Shqiptarët janë ata që vendosin mbi çdo gjë. E kam parë si mesazh shumë të fortë që Shqipëria nuk duhet të jetë peng i një njeiu të vetëm, që në rastin konkret është një kryeministër që ka qorrsokakë të mëdha dhe nuk del dot më. As Rama, as Vasili, as Kryemadhi nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë. Meta vazhdon t’i qëndrojë principit që Shqipëria është e para”, deklaroi Petrit Vasili.

Modifikuar më Premte, 12 July 2019 20:34

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...