Edi Rama gënjeu, ai po e rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.
'Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë', tha sot nenkryetari i PD-se Edmond Spaho.
Gjate konferences per mediat, Spaho u shpreh se Partia Demokratike do ta anullojë që ditën tonë të parë në qeverisje, taksën Rama mbi karburantet.
DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDMOND SPAHO
Edi Rama po rrit sërish çmimin e karburantit, duke zhvatur miliona euro të tjera nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.
Edi Rama ka vendosur të vjedhë shqiptarët duke krijuar një agjenci shtetëore, e cila do të blejë, menaxhojë dhe tregtojë një sasi të caktuar rezerve karburanti në rast krize.
Ai dhe ministrja e tij e Financave gënjyen paturpësisht, kur thanë se nuk ka rritje të re të çmimit të karburanteve. Por Ministrja e Energjisë Belinda Balluku, e nxjerr në shesh këtë gënjeshtër të Edi Ramës me shpjegimet ligjore që ka çuar në Kuvend.
Në fund të shpjegimit të ligjit që rrit çmimin e karburanteve për të mbajtur me para Agjencinë e Edi Ramës, thuhet qartë se “kostot mund të ndikojnë në çmimin e konsumatorit fundor”.
Dokumenti që gjendet në faqen zyrtare të Parlamentit është prova nga vetë qeveria se ky vendim i Edi Ramës zhvat shqiptarët dhe i varfëron akoma më shumë.
Aktualisht, Shqipëria e ka të rregulluar shumë mirë rezervën e sigurisë së karburanteve, pa kosto të tjera shtesë mbi qytetarët. Këtë gjë e bëjnë kompanitë private prej 20 vjetësh me një praktikë të konsoliduar ligjore. Kjo e bën krijimin e agjencisë së propozuar prej Edi Ramës një vendim puro hajdutëror, që rrit çmimin e karburantit dhe hap rrugën për një tjetër koncesion për klientët e Edi Ramës.
Shqipëria është vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë, pasi Edi Rama vendosi 4 vjet më parë edhe taksën e qarkullimit 270 lekë për litër. Kjo ndërhyrje e re e qeverisë për të rritur sërish çmimin nëpërmjet një takse tjetër është goditje direkte për qytetarët, 31 përqind e të cilëve nuk mbyllin dot muajin dhe nuk ushqejne dot plotësisht fëmijët.
Ky është një nga ato vendime për të cilat Departamenti amerikan i Shtetit e cilësoi për herë te parë Shqipërinë si vendin me qeverinë më të korruptuar në Ballkan.
Ajo që na duhet është të largojmë këtë bandë hajdutësh që po thellon çdo ditë e më shumë krizën.
Duke larguar këtë qeveri që punon kundër interesit të qytetarëve shqiotarë, ne do t’i hapim rrugë, me zgjedhje të lira e të ndershme, një qeverie që punon për qytetarët.
Partia Demokratike e ka gati planin për rimëkëmbjen emergjente të vendit!
Ne do të anullojmë që ditën tonë të parë në qeverisje taksën Rama mbi karburantet. Ne do ta ulim me 300 lekë më pak çmimin për çdo litër naftë!
Prioriteti ynë absolut është ekonomia e shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, jo pasurimi i kryeministrit, ministrave dhe disa biznesmenëve pranë tyre!
Prandaj, ne jemi të vendosur të shkojmë përpara me betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme, për të patur një qeveri normale, që respekton parimet dhe standardet më të mira europiane për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.