Rama deri në minutën e fundit: Vidhni, vidhni, vidhni...

Hënë, 15 July 2019 12:43

Edhe pse në këto vite në pushtet nuk ka lënë asgjë pa vjedhur, pa përvetësuar nga pasuaria e shqiptarëve, Edi Rama vijon me strategjinë e tij prej të pangopuri.

Si një i babëzitur për rekord Edi Rama vijon me planin e mirëfilltë për të vjedhur shqiptar, për t’i rrënuar ata ekonomikisht si një urrejtës pa shërim i kombit të tij.

Edhe sot, me dy lajme që ka bërë qeveria e tij, Rama po tregon se këtë rrugë vjedhjeje dhe plaçkitjeje do ta vijojë deri në minutën e fundit.

Një prej këtyre lajmeve ishte fakti se Edi Rama ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Taksave dhe Tatimeve. Pas shkarkimit të Enton Duros pak ditë më parë, sot Rama ka emëruar në detyrën e kreut të Tatimeve Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së INSTAT. Para se të emërohej në këtë detyrë, ka qenë këshilltare e Edi Ramës për teknologjinë e statistikat. Prezantimi i drejtoreshës së re të Tatimeve është bërë ditën e sotme nga vetë Rama në një takim me punonjës të kësaj drejtorie që nuk ka arritur të përmbushë asnjë plan. Por Kryeministrit tonë nuk ka pse t’i duhet kjo. Ramës mjafton që të ketë ushtarë në institucione që të vijojnë të vjedhin për të.

Një tjetër lajm i keq për shqiptarët u publikua sot. Nëpërmjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshme, qeveria ka shpallur kompaninë “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë, si pasojë e ankesave për fitues të parapërcaktuar gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës. Shqiptarët dfo të nxjerrin nga xhepat e tyre nga ky koncesion njëzetvjeçar minimalisht 100 milionë euro.

Ndaj Rama po nxiton të bëjë koncesione dhe emërime të tjera. Tashmë e ka kuptuar se ditët po i mbarojnë dhe qëllimi i tij i vetëm është “Vidhni, vidhni, vidhni... Gjithçka për të bërë një dorë tjetër parash”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...