“Djegia e mandateve, precedent ballkanik?”, Kryemadhi: Vuçiç lobon në favor të ortakut të tij të planit së ndarjes së Kosovës

Tuesday, 16 July 2019 08:42

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është një nga personat që po mbështet dhe po lobon në favor të ortakut të tij në planin e ndarjes së Kosovës, Edi Rama, tek ndërkombëtarët për të krijuar idenë se djegia e mandateve mund të sjellë një efekt zinxhir në rajon.kryemadhi

“Jo këtu vijmë përpara një analize që për hir të së vërtetës, ndoshta për shkak të mos artikulimit të shpeshtë që ne bëjmë, t gjithë flasin për djegien e mandateve që një nga frikat që kanë ndërkombëtarët është çështja e precedentit të djegies së mandateve.

Sa herë që e kemi diskutuar me miq, partnerë apo edhe analistë politikë ndërkombëtarë sigurisht që precedenti i djegies së mandateve është një precedent që mund të kthehet zinxhir në rajon dhe një nga arsyet që Vuçiçi po i jep suportin më të madh sot Edi Ramës, sepse ndoshta ku kompleksi i të folurit hapur me qytetarët na ka bërë që të jemi këtu ku jemi sot, një nga lobistët më të mëdhenj për djegien e mandateve në favor të Edi Ramës është Vuçiçi që e bën me institucionet ndërkombëtare, sepse nuk e artikulon publikisht por nëpërmjet lobimit dhe mesazheve që ai komunikon me faktorë ndërkombëtarë duke thënë që nëse do të njihet djegia e mandateve të opozitës shqiptare atëherë ky sistem zinxhir do të vazhdojë në Serbi, në Mal të Zi, në Kosovë, në Maqedoni e kështu më radhë”, u shpreh Kryemadhi në një intervistë për “ ‘5 pyetjet nga Babaramo”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...