Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tregoi nga Berati hapat e aksionit opozitar.
“Do të ketë një ndërthurje me denoncimet, vijimin e qëndresës së protestave dhe me shpalosjen e planit tonë për të ndryshuar vendin duke nisur me ndryshimin ekonomik. Ky ndryshim ekonomik do vijë kur të kemi një qeveri nga njerëzit për njerëzit, jo për oligarkinë dhe krimit nga krimi për oligarkinë”, iu përgjigj Basha interesimit të gazetarëve pas takimit ne strukturat e PD në Berat.
Kryedemokrati komentoi edhe pjesëmarrjen në votimet e 30 qershorit, duke u shprehur se 85 përqind e shqiptarëve refuzuar regjimin e Edi Ramës.
“Pjesëmarrja në Berat ishte nën mesataren kombëtarë që ka më pak se 15 përqind edhe në Berat socialistët janë ndërgjegjësuar që rruga për çminimin nga tutela kalon nga qëndrimi përkrah qytetarëve të tjerë të Beratit në betejën për liri ekonomike. Unë dhe PD e konsiderojnë si një përgjegjësi të madhe për ti dhënë qytetarëve të Beratit dhe gjithë shqiptarëve rrugën e ndryshimit, transformimit ekonomik, që do ti mundësojë njerëzve të jetojnë me punën e ndershme, do ti japim fund varfërisë ekstreme. Mjerimi ekonomik, varfëria, papunësia, janë veprat e vërteta të një qeverie që s’ka ardhur me votat e qytetarëve, por me kriminelët dhe oligarkët kanë shkatërruar gjithçka. S’ka gjë më të trishtë se të shikosh dritat e fikura të universitetit të Beratit. Dua të them se dritat e arsimit do ndizen në gjithë Shqipërinë. Kam marrë shume mesazhe, padrejtësia që është bërë me ndryshimin e kriterit të mesatares është një nga paudhësitë e fundit të këtij regjimi”, tha Basha mes të tjerash.