Kryemadhi: Koncesioni i pompave të naftës për dy oligarkët e Ramës do dëmtojë mijëra qytetarë

Tuesday, 16 July 2019 22:05

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e forcës politike që drejton. Ketë herë ajo është ndalur në strukturat e LSI në Durrës.

Teksa ka falenderuar të gjithë anëtarët e LSI për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Kryemadhi ka kërkuar nga ata që të jenë te angazhuar pasi sipas saj aksioni i opozitës nuk do te ndalet.

Kryetarja e LSI u ndal dhe tek dy nismat e fundit korruptive që qeveria Rama ka vendosur të ndërmarrë në sektorin e naftës. Pikërisht koncesioni i pompave dhe krijimi i agjencisë shtetërore për rezervat e naftës. Këto dy nisma sipas kryetares së LSI do të rrisin çmimin e hidrokarbureve me të paktën 25 lekë për litër. Rritja e çmimit u shpreh Kryemadhi do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë.

 

“Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive.

Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetëra eksportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varfërisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara.

Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrige, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari”, tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...