Premton të mos ulë ritmin e vjedhjes, se ritëm pune nuk ka

E mërkurë, 17 July 2019 19:52

Të mos ulim ritmin e punës, premton Edi Rama në vitin e tij të 6-të në pushtetin ku pak mundësira për të vjedhur i kanë mbetur. I kanë mbetur pak sepse në 6 vite ai dhe rilindja që orkestron kanë gllabëruar çdo gjë të mundshme, hapësira publike për kulla, PPP për rrugë që janë vetëm në letër, koncesione checkupi me biznese që dinë të shesin vetëm cigare, me tenderë 40 milionë euro për 2 km rrugë, me marrjen e kontrollit ën dogana, në tatime, e deri te çmenduria për të vënë në kontroll edhe portalet që i publikojnë skandalet.

Lajtmotivi i këtij njeriu në krye të punëve në Shqipëri dhe të mos harrojmë që ka 20 vjet në pushtet, është grabitja dhe vjedhja. Që kur ka qenë kryetar bashkie dhe deri tani kryeministër, Rama karrierën e tij dhe stilin e vjedhjes dhe grabitjes e ka patur të gërshetuar me kontakte të botës së krimit. Nuk ka patur politikan i cilido niveli që të mos ketë shënjuar suksese të tilla të vjedhjeve të aseteve publike të Shqipërisë si ky njeri.  Çdo gjë në funksion të bashkëpunimit të mësipërm, çdo gjë në funksion të pasurimit të tij personal. Që nga Singapori e deri në disa vende që janë parajsa ofshore, shërbimet dhe njerëzit e këtyre çështjeve e njohin mirë pasurinë e tij dhe njerëzit, për shembull në Milano apo në SHBA që janë ngarkuar me administrimin e pasurive dhe investimeve të tij.

Sa për qeverisjen e tij është e pamundur dhe nuk di ku ta kapësh inflacionin e skandaleve. Nga ministrat e Brendshëm të drogës, Saimir Tahiri që i jep makinën e Ministrit të Brendshëm një grupi të strukturuar kriminal dhe ky e mbante në qeveri, dhe do të ishte akoma sot e kësaj ditë ministër nëse nuk do të kishin ndërhyrë qeveritë e vendeve partnere duke ia plasur në sy provat që ky nuk është se nuk i dinte. Ligji për Teatrin që është një bastisje në mes të ditës, nga ky dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt në Bashkinë e Tiranës dhe 80 njerëz si një masë amorfe pamend, personalitet, integritet votojnë si kope edhe kur Presidenti i Republikës e refuzon me 15 arsye të bazuara në ligj dhe Kushtetutë.

Vetëm kjo vjedhje, kjo bastisje e pronës publike flitet të jetë rreth 200 milionë euro. Skandali i unazës së re 42 milionë euro për 2 km rrugë, e gjithë kupola e policisë e përzierë në narko-trafik të larguar me miliona euro në drejtim të perëndimit vidhen në mes të ditës me një super aksion që zgjat 4 minuta të 10 milionë eurove edh  pse duan ta çojnë 6.5, kapen nga shërbimet inteligjente banditët e rilindjes duke vjedhur vota me banditët e kokainës.

Gllabërimi i parave janë punët e Edi Ramës. Vjedh shpejt dhe shumë. Por para se të kërkojë të rritë ritmin e punës, le të nisë një punë./ Redaksionale

Modifikuar më E mërkurë, 17 July 2019 22:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...