Rilindja, drejtësia një feudo e saj

E Enjte, 18 July 2019 09:56

Nga Tritan Shehu

Koncepti antidemokratik “o me mua o kunder meje” u cfaq dje me te gjithe dimensionet e tij pas vendimit te gjykates se Durresit per “votimet” aty.

Nje lume anatemimesh, ofendimesh, deduksionesh te tipit bolshevik shperthyen nga ajo seli e mediat prane saj kunder atij vendimi e gjyqtareve.

Per me shume drejtues te larte te saj e shpallen ate vendim “nul”, deklaruan se nuk do ta respektonin, sic benin e bejne vecse “feudalet” primitive te Lindjes.

Asnje note respekti per sistemin tone te drejtesise, pavaresine e tij, asnje hap procedurial nuk u shqiptua, vecse klithma kercenuese e denigruese.

Dhe e gjithe kjo per nje vendim gjykate te shkalles se pare, qe sic duket e tmerroi Rilindjen ne antikushtetushmerine e saj, duke kerkuar keshtu te frikesoje tashme Apelin per vendimet e ardheshme.

Tendence kjo e qarte interferimi e presioni mbi drejtesine, qe tregon perseri falcitetin e Rilindjes ndaj atij sistemi e reformes ne ate.

Keto qendrime tregojne qellimin e vertete te tyre, dominimin e kontrollin e plote te sistemit tone te drejtesise; vetem atehere ata do ta quajne ate te pa aneshem e te drejta vendimet e tij.

Por kjo nuk do te ndodhe, sepse nuk do te lejohet te ndodhe!

Login to post comments