Maliqi: Qeveri e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar një sahat e më parë

E Enjte, 18 July 2019 11:18

Nga Lefter Maliqi

Akuzohet Daja, ikën nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrëzuar një sahat e më parë.
Të dashur miq! Me shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, u provua shqetësimi im nëpermjet statusit në FB ditën e djeshme, për lidhje nepotike mes Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, si dajë e nip për zhvillimin e tenderave të burgjeve, ku nipi i kryente dhe daja i merrte në dorëzim. E keqja më e madhe, vazhdon të qendrojë i qetë në detyrë, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kërcënimet, e shkuara e errët, tejkalimi i kopetencave, paaftësia, shantazhimet, privatizimi i detyrës, shkatërrimi dhe degradimi që po i bën sistemit të burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, janë njolla me e zezë e Drejtorit më të paaftë që ka njohur administrata e burgjeve këto tre dekada. Lufta ime për të mbrojtur me të drejte, njerëzit e thjeshtë që respektojnë ligjin, nuk do ndalojë asnjëherë, pasi unë mbroj interesat e qytetarëve e jo të pushtetareve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardhë këto të vërteta dhe kush janë klanet mafioze që bejnë këto emërime pa asnjë kriter, meritë, aftësi por vetëm shërbejnë si ushtarë ndaj këtyre klaneve që përfitojnë nga djersa e popullit dhe shantazh

Login to post comments