Presidenti Ilir Meta ka apeluar sot për gjetjen e një formule për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Meta: Jam fleksibël nëse 13 tetorin e ka parë ters në filxhan. Ka kohë që e pres me shpresë.
Mund të thonë edhe që gomari fluturon.
Kjo mund të ndodhë në ëndrra por ne e dimë që të paktën në Shqipëri gomarin nuk e kemi parë të fluturojë, por ne jemi vend shqiponjash.
Unë jam fleksibël për ta ndryshuar 13 tetorin, meqë e ka ters. Negociatat nuk hapen me qoka ndërkombëtare. Ata që na e duan të mirën na e kanë thënë hapur.