Partia Demokratike ka hedhur në gjyq komisionerët dhe numëruesit e zgjedhje të 30 qershorit në Lezhë.
Padia e PD është ngritur në prokurorinë e Lezhës.
Kallëzimi është ngritur për veprat penale të 'Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, "Falsifikim i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve","Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor","Shkelja e fshehtësisë së votimit","Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve","Kanosja e zgjedhësit","Votimi m shumë se një herë ose pa u identifikuar","Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve","Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve","Kanosja e zgjedhësit".
PD në padi kërkoi kryerjen e një hetimi të gjithanshëm, sipas tyre, mbi veprimet e rënda të kryera për mbarëvajtjen e procesit të votimit të paligjshëm në kundërshtim me dekretin e Presidentit, si edhe veprimeve me qëllim manipulimin e rezultatit të votimeve.
Partia Demokratike e Lezhës shprehu bindjen se rezultatet e publikuara gjatë procesit janë të manipuluara dhe të pavërteta.