Bashkitë e opozitës çojnë 30 qershorin në Gjykatën Kushtetuese

E Enjte, 18 July 2019 15:52

Shoqata e Bashkive të Shqipërisë referon në Gjykatën Kushtetuese procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, pas daljes nga gjykata tha se kërkesa e tyre ka si objekt konstatimin e antikushtetues të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe certifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në gjykatë për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ademi: Kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor. Objekti i dytë ka lidhje me cerifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit me argumentat që tashmë dihen. Dekreti i Presidentit duhej të merrej në konsideratë. Shpresojmë që në momentin e parë që Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e një çështje me rëndësi.

Modifikuar më E Enjte, 18 July 2019 16:17
Login to post comments