Deputeti i AAK-së, vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Dauti, është ndaluar në Vjenë për shkak të fletë-arrestit të Serbisë. Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti. Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ai është kapur nga policia në Vjenë, ndërsa ende nuk dihet se si do të procedojnë. Ndalimi është bërë rreth orës 14 e 30.
***
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Sipas tij, Serbia provokon Kosoven me fletarreste ndaj liderve të saj.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Me indinjatë mësova lajmin e ndalimit ne Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia.
Është një tallje me faktorin ndërkombetar, me institucionet europiane dhe amerikane, që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën,nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve.
U bëj thirrje autoriteteve të Austrise mike të refuzojne këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vënë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë.
Situata me deputetin kosovar është sqaruar nga autoritetet vendase dhe më pas është lënë i lirë.