“Pavarësisht dallimeve të shumta midis nesh, të gjithë biem dakord për pluralizëm fetar. Dhe të gjithë biem dakord për të luftuar, në mënyrë që çdo njeri të jetë i lirë për të besuar, i lirë për për t’u bashkuar, dhe për të mësuar parimet e besimit – dhe se besimi nuk duhet të jetë fakultativ – është një detyrim moral që kjo gjë të lejohet”.
Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në Ministerialin për Përparimin e Lirisë Fetare.
Në këtë event nuk mungonin as krerët e komiteve fetare në Shqipëri.
Kryetari e Bashkësisë Botërore Bektashiane Baba Edmond Brahimaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu dhe Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore Protestante të Shqipërisë, Ylli Doçi përfaqësuan Shqipërinë në Ministerialin në Uashington këtë javë.
Ministeriali mblodhi bashkë udhëheqës nga mbarë bota për të nxitur më shumë respekt dhe mbrojtjen e lirisë fetare për të gjithë.