Nga Petrit Vasili
Sa herë që Edi Rama bën grabitje kolosale duke filluar nga vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve, kapja e shtetit e drejtesisë si dhe vjedhja e miliardave të koncesioneve e tenderave, në vend që të kërkohet hetimi dhe çuarja përpara drejtesisë e Ramës dhe të tijëve, pikërisht në atë moment hidhet gjithmonë alibia e bërjes së reformës zgjedhore.
Është thjesht dhe vetëm një alibi sorrosiste dhe asgjë më shumë.
Shqipëria ka përdoruar lloj-lloj sistemesh zgjedhore si dhe mënyrash të administrimit të zgjedhjeve.
Me Kodin Zgjedhor aktual rezultatet e zgjedhjeve kanë dalë brenda dy ditëve, qoftë në zgjedhjet e 2009 si dhe ato te 2013, apo 2017.
Ndërsa në votimet socialiste të të 2019 ku kandiduan, votuan dhe numëruan vetëm socialistët ka gati tre javë qe nuk ka dalë akoma rezultati i vjedhur, i shtuar dhe i manipuluar.
Pra, alibia sorrosiste e Reformës Zgjedhore është pa asnjë bazë, është vetëm një bombë tymi, që hidhet qëllimisht gjithmonë për devijuar vëmendjen nga veprimet kriminale të Ramës me zgjedhjet, me kapjen shtetit e drejtësise dhe vjedhjen e paskrupullt të miliarda eurove të gjakut e djersës së shqiptarëve.
Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, përdorues e përfitues të krimit, që është Edi Rama.
Largimi i Ramës sa me parë është zgjidhja e vetme.
Sa për reformën zgjedhore si alibi e neveritshme, shqiptarët janë shumë të gatshëm të shkojnë që nesër në zgjedhje, me të njëjtin Kod Zgjedhor, por pa Ramën.
Shqiptarët nuk mërziten fare se do të duhen të presin dy ditë për të dalë rezultatet….prapë së prapë janë shumë me shpejt se jave të tëra pa rezultat si votimet socialisto-moniste të 30 qershorit.