Braimllari: Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime

Premte, 19 July 2019 13:50

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se qeveria Edi Ramës është ilegjitime.

Më tej, Braimllari shkruan se “Me mungesën e funksionimit te institucioneve, Parlamentit, Gjykatës se Lartë dhe asaj Kushtetuese, Edi Rama vetëm thellon më tej paligjshmerinë e tij duke e dorëzuar vendin tek një grup i ngushtë oligarkësh të cilët drejtojnë çdo gje në këtë vend”.

Postimi i plotë i Braimllarit

Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime.

Me mungesën e funksionimit të institucioneve, Parlamentit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Edi Rama vetëm thellon me tej paligjshmërinë e tij duke e dorëzuar vendin tek një grup i ngushtë oligarkesh të cilët drejtojnë çdo gjë në këtë vend.

Mungesa e funksionimit te Gjykatës Kushtetuese është bërë me qëllim nga ky Kryeministër qe tani është i zhytur në hajdutëri dhe paligjshmëri.

Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese i duhet Edi Ramës që të thellojë me tej paligjshmërinë dhe hajdutërine e tij nëpërmjet ligjeve në kundërshtim me Kushtetuten qe qeveria e tij kalon ne nje Parlament monist dhe kllounash.

Qytetarët zhyten në varfëri ekstreme ndërsa Edi Rama dhe një grusht oligarkesh gllaberojnë qindra miliona euro koncensione klienteliste në kurriz të qytetarëve të ketij vendi.

Mungesa e sigurisë publike, mosfunksionimi i institucioneve, votimet farsë dhe moniste më 30 qershor thellojnë më tej paligjshmërinë e Edi Ramës dhe oligarkave të tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...