“Jam shantazhuar nga Denar Biba e kryeministri”- Voltana Ademi: Unë veproj sipas ligjit

Saturday, 20 July 2019 21:02

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tha se të gjithë betejën e saj politike e ka bërë në përputhje të plotë me ligjin.

E ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, Ademi shtoi se ka marrë kërcënime nga Denar Biba, kryeministri Edi Rama dhe drejtues të Policisë. Ajo tha se zyrtarë të lartë të maxhorancës kanë hedhur fjalë kërcënuese në drejtim të saj e kryetarëve të bashkive.

“Duke qenë kryetare e Shkodrës, do vazhdoj të veproj në emër të legjitimitet. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrumente demokratike. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratike. Më kanë shantazhuar Denar Biba, Sandër Lleshi, kryeministri, drejtues të Policisë së Shtetit. kanë thënë që kryetarët e bashkive të guxojnë të bëjnë këtë e atë”, deklaroi Ademi,

Ajo tha se Shqipëria sot është si në vitin 1913, madje më keq se kaq, pasi një njeri ka kapur të gjitha pushtetet.

“Pushteti lokal në tërësi është i dobët. Pushteti lokal megjithatë ka rendësin e vet. Ndërkombëtarët duhet të na japin një drejtim ndryshe. Ne po na shkelet sovraniteti. Sistemi është shkatërruar , është shkatërruar sistemi zgjedhor, parlamenti dhe realisht jemi ndoshta më keq se 1913, pasi nuk ka Prokurori, s’ka gjykata, nuk ka asgjë. Edhe akademia e Shkencave është kapur nga pushteti. Edhe emigracioni ka arritur kulmin. Unë mendoj se do të ketë dritë në fund të tunelit e do ketë zgjidhje mendoj”, tha Ademi.

Modifikuar më Saturday, 20 July 2019 20:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...