Vritet në Hollandë vlonjati që e kishte shpallur veten president i Çamërise

Diel, 21 July 2019 10:42

Një ngjarje e rëndë duket se është bërë publike ditën e sotme.

Sipas burimeve Presidenti i Republikës së Çamërisë, Festim Lato i është bërë një atentat në Holandë.

Fillimisht lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Çamërisë Ali Aliu, e ndërkaq për FaxNews familjarët e viktimës e kanë konfirmuar lajmin.

Për atentatin e Festim Latos, dje familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze, ndërkohë që pretendohet që vrasja të jetë bërë për motive politike.

Festim Lato është themelues i Republikës së Çamërisë dhe i vetëshpallur President i saj.

Postime të shumat janë bërë në profilin e Latos në Facebook ku i shprehin ngushëllime familjes por njëkohësisht dhe kombit shqiptarë për humbjen e madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe shkrimtari Atdhe Geci, i cili ka publikuar  komunikatë për media, të kryeministrit të Çamërisë, Ali Aliut.

Në komunikatën për media, thuhet se i është bërë atentat, dhe shkaqet e vrasjes janë poltike, shkruan "Bota sot".

“Atentat ndaj Presidentit të Republikës së Çamërisë në Holandë

Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!”, thuhet në komunikatën e Kryeministrit të Republikës së Çamërisë, Ali Aliu.

29196730_762823450573973_4318192151264493568_n.jpg

 
Modifikuar më Diel, 21 July 2019 10:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...