Rama pret kokat e para në PS/ Zhduket Ditmir Bushati, e pëson bashkëpuntorja e Tahirit në Tiranë

Tuesday, 23 July 2019 17:52

Edi Rama ka nisur prerjen e parë të kokave brenda Partisë Socialiste. Tre të parët janë Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla. Përveç Linditës e cila ishte e qartë se Rama i kishte vënë duart nga partia pas tërmetit që ajo i shkaktoi me keq menaxhimin e universiteteve, Rama ka nisur hakmarrjen politike për ato zëra kritikë brenda PS-së.
Kështu, Ditmir Bushati e pëson keq për kundërshtimin e hapur publik ndaj Edi Ramës dhe bashkë projektit të tij me Vuçiç dhe Thaçin për ndarjen e Kosovës. Ai nuk do të drejtojë më Qarkun e Shkodrës duke e shkëputur përfundimisht nga detyruat politike brenda PS. Gjithashtu një qark me rezultate të dobëta në votimet e 30 qershorit ishte Tirana. Ajo që e ka pësuar është Blerina Gjylameti. Kjo e fundit ka patur një përplasje të fortë para caktimit të listës me këshilltarët bashkiakë në kryeqytet. Në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë krye bashkiakut Veliaj. Kjo ishte krisja e parë, por edhe se Gjylameti njihet për lidhjet e saj të forta politike me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë një kundërshtar i Erion veliajt.
Vendimet u deklaruan nga Edi Rama në asamblenë e Partisë Socialiste.

Modifikuar më Tuesday, 23 July 2019 17:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...