Basha nga Teatri Kombëtar: Përballë kemi një bandë mafioze, Rama po kërkon të pastrojë 200 mln euro

E mërkurë, 24 July 2019 10:30

Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar protestës së artistëve dhe të qytetarëve të cilët kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, të cilin Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë ta shembin. Duke folur për media, Basha u shpreh se opozita do të qëndrojë këtu bashkë me artistët e mbështetësit e tyre.

 ‘Qëndrimi ynë ai që ka qenë gjithmonë. Këtu Edi Rama kërkon të pastrojë 200 milionë euro, me arkitektë të dënuar në Itali.

Kjo është një skemë mafioze, që Edi Rama kërkon ti rrëmbejë Shqipërisë Teatrin Kombëtar. Kjo është një skemë mafioze me anë të të cilës Edi Rama kërkon të pastrojë paratë e kanabisit.

Më në fund para çdo shqiptari po tregohet se ne nuk kemi një qeveri, por një bandë.

Kjo që po përpiqen të bëjnë këtu sot, do të ndodhë në çdo shtëpi shqiptari, siç po ndodh tek Unaza, në Shkozë dhe në çdo vend tjetër në Shqipëri’, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...