Analfabeti Veliaj që e di Bernard Shaw-n spektakël

E mërkurë, 24 July 2019 12:32

Ngjarjet dramatike që po ndodhin sot në Teatrin Kombëtar, jo në skenë po brenda dhe jashtë tij, po vërtetojnë edhe më shumë dorën dhe fytyrën kriminale të këtij pushteti, qoftë ai qendror me Ramën në krye, qoftë atij lokal me Lali Erin që “po i qan zemra për një teatër të ri”.

Erion Veliaj, në ato daljet e tij të pakta për këtë kauzë të madhe, për të cilën kursen fjalët, por edhe kur i thotë ato, i shoqëron me gafa, duke treguar injorancën dhe mungesën e kulturës, të cilët e mbulon me llafazanërinë e tij. Ky krybashkiak që gënjen për shkollimin e tij në SHBA, në universitete që nuk janë në listën kryesore të arsimimit, por gjithsesi edhe kur ato akzistojnë, mungon shkollimi i tij. Me autoshkollat verore që ka kryer, me bursa të Sorosit, Veliaj paraqet diploma pa vula, dhe i trumbeton ato si suksese të karrierës e fromomit të tij. Pikërsiht këto mungesa të theksuara në kulturë dhe arsimim e nxjerrin zbuluar kur George Bernard Shaw-n në SHBA e njeh i madh e i vogël e jo më një student, qoftë ky edhe i nivelit të Veliajt.

Po ashtu ky njeri që sot ka postin më të rëndësishëm të kryeqytetit, ku administron me miliona para nga taksapaguesit shqiptarë, fshihet pas këtij projekti sakandaloz ku lëvizin miliona euro nga PPP-ja e famshme dhe nga marrëveshjet e fshehta me firmën “Fusha”. Veliaj është po aq i përzier dhe ka po atë përgjegëjsi që ka edhe Rama në projektin criminal të Unazës së Re dhe në këtë të Teatrit Kombëtar, në aferën korruptive të 200 milionë eurove.

Nga ana tjetër përfshirja e tij në këtë aferë të madhe korruptive demonostrohet me arrogancë, me forcë dhe që ka në shërbim të tij shtetit me gjithë makinerinë e rëndë të policisë dhe forcave speciale. Kur ke padijen dhe injorancën, shoqëruar nga arrogance dhe forca, do përfundosh në krim, për të cilin një ditë do të japësh llogari…

Modifikuar më E mërkurë, 24 July 2019 19:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...